Barcelona goleadë kundër Alaveshit

Barcelona ka shkatërruar Alaves në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 0-6, duke e dominuar totalisht takimin ndaj kundërshtarëve të saj në finalen e Kupës së Mbretit. Pjesa e parë u mbyll me dy gola, të shënuar nga Suarez dhe Neymar, por ekipi i drejtuar nga Enrique u tregua i pamëshirshëm në 45 minutat e dyta, duke shënuar edhe 4 herë të tjera.
Një autogol, Rakitic, sërish Suarez dhe sigurisht Lionel Mesi ishin autorët që vulosën fitoren e thellë të katalanasve këtë javë në La Liga ndaj një kundërshtari që deri tani ka befasuar të gjithë me paraqitjet që kishte bërë.
Barcelona me këtë fitore ngjitet në krye të La Liga-s me dy pikë diferencë nga Reali i Madridit, të cilët kanë luajtur 3 takime më pak se Barcelona dhe në rast fitoreje të këtyre ndeshjeve do të riktheheshin të parët me një diferencë prej 7 pikësh.
Deportivo Alavesh ka mësuar dje se çfarë e pret në finalen e Kupës së Mbretit, ku si kundërshtare do të ketë Barcelonën. Ekipi i Luis Enrikes, i udhëhequr nga treshja e pandalshme MSN, ka dominuar duke fituar me rezultatin e merituar 6-0. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Luis Suarez, i cili arriti kuotën e 109 golave me fanellën e Barcelonës, po aq sa ka shënuar trajneri aktual i katalanasve, Luis Enrike.