Nainggolan: “E urrej Juventusin”

Radja Naingolan rrit dozën e akuzave kundër Juventusit. Sikur të mos mjaftonin polemikat me Interin, që vazhdojnë që pas derbit të fundjavës së kaluar, në një video që po qarkullon në internet, mesfushori belg shfaqet në makinë, ndërsa flet pa doreza me disa tifozë pa e ditur se po regjistrohet, duke nisur që nga hipotezat e merkatos.
“Kam refuzuar oferta të rëndësishme, mund të largohesha pasi s’më bëhej vonë për ofendimet, por unë jam kundër Juves që kur kam lindur. Edhe kur isha te Cagliari e urreja Juven”, u shpreh Naingolan.
Më pas futbollisti i Romës kalon në një akuzë më të drejtpërdrejtë ndërsa shprehet: “Do të kisha dhënë gjithçka për të fituar atëherë me Cagliarin. Në ‘Juventus Stadium’ gjithsesi nuk kam humbur kurrë me Cagliarin. I urrej pasi fitojnë gjithmonë me një penallti apo me një goditje dënimi. Erdha te Roma pasi doja të fitoja diçka kundër Juves. Nëse nuk fitojmë titullin, fitojmë Kupën e Italisë, ua them unë. Me Lacion në gjysmëfinale i fitojmë të dyja”. Në fund një tifozi që i thotë se nëse qëndron te Roma do të bëhet si Totti, Naingolan i përgjigjet, “Mua nuk ma ndien fare të bëhem si Totti”.
Napoli do të rinisë bisedimet me Lorenzo Insigne për rinovimin e kontratës me 25-vjeçarin. Të dyja palët u takuan dhe verën e kaluar për këtë çështje, por atëherë nuk u gjet akordi. Për këtë arsye, sipas mediave italiane, Insigne do të takojë javën e ardhshme drejtuesit e kaltër, me shpresën se kësaj radhe do të gjendet gjuha e përbashkët për marrëveshjen e re. Kontrata aktuale e Insigne përfundon në vitin 2019, ndërsa lojtari italian aktualisht përfiton 1.1 milionë euro në sezon.