Gjenden të pajetë tre minatorët kinezë në Bulqizë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2017, ku rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Miniera e Kromit Bulqizë, pusi 41, në nivelin 21, ndodhi një shpërthim dhe u dëmtua fizikisht një punëtor kinez jashtë rrezikut për jetën dhe për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha, mbetën të bllokuar në minierë dhe tre shtetas të tjerë kinez. Ju informojmë se grupet e RISHMIT dhe shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin  tubacionet duke  rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajrit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen, duke gjetur të pajetë 3 shtetasit kinezë R.G, (specialist sigurimi i pusit), H.J (kryepunëtor), dhe H.A (punëtor).
Trupat e tre shtetasve kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.