Arsenali, 18 mln euro për Hart

Paraqitjet e mira te Joe Hart me Torinon kanë bindur drejtuesit e Arsenalit. Sipas “Daily Mail”, “Topçinjtë”, të cilët janë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Cech, janë të gatshëm t’i ofrojnë 18 milionë euro Manchester City-it, klub që zotëron kartonin e anglezit. 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolës dhe të Citizens janë gati të vlerësojnë çdo ofertë.  Po sipas tabloidit anglez, Hart preferon kthimin në Premier League për të mos humbur vendin në kombëtare.