Ballina Politikë Publicisti Kim Mehmeti: Rama duhet larguar, edhe këtë mandat e kishte tepër

Publicisti Kim Mehmeti: Rama duhet larguar, edhe këtë mandat e kishte tepër

Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti i ftuar në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka komentuar performancën politike të kryeministrit të Shqipërisë dhe ka treguar hapur se çfarë mendon për Ramën si artist. Sipas Kim Mehmetit, Edi Rama është një gjysmë artist dhe asnjëherë nuk do të mund të bëhet as një udhëheqës i mirë. Sipas tij kryeministri ka një problem të madh me veten: “Mendon se ai është atje lart dhe ne të gjithë të tjerët, jemi budallenj”.
“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtroj pyetjen: kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep autointervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebook…nuk e di”, ka thënë mendimin e tij dhe ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari i njohur shqiptar.
I pyetur nëse mendon që Edi Rama ka nevojë për mandat të dytë si kryeministër i Shqipërisë, Kim Mehmeti është i qartë për atë që mendon: “Absolutisht jo, madje edhe këtë mandat e ka pasur tepër”.

Exit mobile version