Juventus blindon kreun

Juventus' Gonzalo Higuain (L) jubilates with his teammates after scoring the goal (0-2) during Italian Serie A soccer match FC Crotone vs Juventus FC at Ezio Scida stadium in Crotone, Italy, 08 February 2017. ANSA/ALBANO ANGILLETTA

Juventusi fitoi 2-0 në fushën e Krotones dhe vazhdon e sigurt marshin drejt titullit të gjashtë radhazi në Serinë A. Skuadra e Allegrit mori maksimumin e pikëve me sforcon minimale, falë dy golave në fraksionin e dytë të lojës. Mario Mandzukiç hapi serinë e golave për bardhezinjtë kur kronometri tregonte një orë lojë.
Pavarësisht se vendasit provuan të reagonin, rrjeta e kroatit mjaftoi për të thyer rezistencën e Krotones dhe për t’i prishur ëndrrën e një rezultati pozitiv përballë kampionëve. I zakonshmi Gonzalo Higuain dyfishoi rezultatin për Juventusin në minutën e 74-t, me argjentinasit që dribloi edhe portierin Cordaz dhe realizoi golin e 16-të sezonal.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me traversën që i prishi festën e golit Pjaniç, të aktivizuar nga stoli, ndërsa pas suksesit në ndeshjen e prapambetur të javës së 18-të, Juventusi e rrit në 7 pikë diferencën nga Roma ndjekëse, ndërsa Napoli i vendit të tretë është 9 pikë larg.