Mëkati i Dritëroit ndaj Lasgushit

Nga Sulejman Mehazi

(S’kemi të bëjmë me poezinë e Dritëroit, pa diskutim poeti madh kombëtar, por….)

Mëkati më i madh i Dritëro Agollit është Lasgush Poradeci, ai i cili nuk lejoi që ajka, kurora e poezisë Lasgush Poradeci të anëtarësohej në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si shkrimtar i lirë. Nēse dikush ka qenë më meritori e pa konkurencë të bëhej jo vetëm anëtar, por edhe kryetar i Shoqatës, ai duhej të ishte Lasgushi. Këtë mëkat të Dritëroit ndaj Lasgush Poradecit e argumenton dhe vajza e poetit të “Valles së Yjve”, Marie Gusho, e cila tregon, se Ismail Kadare shumë herë i kishte thënë Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Dritëro Agollit, për pranimin-anëtarēsimin e poetit të moshuar 80 vjeçar, Lasgush Poradecin, në këtē Shoqatë, për të marrë statutin e shkrimtarit të lirë. Por Dritëroi me kokëfortësinë e një shkrimtati rebel e besnik ndaj Partisë së Punës dhe Enver Hoxhēs kurrë nuk pranoi që Lasgush Poradeci të behej anëtar i kësaj shoqate të udhëhequr nga ai. Pra, në njërën anë kemi poetin e Nositit të sfiduar, të varfër gjer në izolim vdekjeprurëse, me plotë probleme e vuajtje, në anën tjetër Dritëroin, me të gjitha tē mirat e privilegjet artistike e politike, 30 vjet rradhazi deputet, njëkohësisht dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve. Jo vetëm kaq, po ai, Dritëroi, bashkë me disa shkrimtarë të tjerë morën dhe shumë privilegje të tjera duke marrë statutin e shkrimtarëve të lirë nga pushteti komunist-stalinist i Enver Hoxhës. Argumenti tjetër i mëkateve të Dritēroit ndaj Lasgushit qiellor është ende më e dhimbshme se të tjerat, besoj, nuk do ta bënte dikush tjetër përveç Dritëroit. Ky mëkat i madh i tij vjen me lajmin pikēllues të vdekjes sē Lasgushit mē 1987-n. Dritëroi dhe klika komuniste nuk lejuan asnjë ceremoni mortore gjatë varrimit të poetit tonë të madh e të pazavendësueshëm Lasgush Poradecit. Ç’të bësh ashtu është loja e kësaj jete, dikush poet apo shkrimtar i përkulur para sistemit të shtetit, por me të gjitha të mirat, dikush i drejtë, krenar e me dinjitet poetik ndaj vetvetes, e kurrë
përkulës ndaj askujt, por i varfër e me të gjitha mungesat e të këqijat e kësaj bote.