Arsenali në “pole” për Yannick Carrasco

Yannick Carrasco do të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Mesfushori i Atletico Madrid kërkohet nga disa prej klubeve më në zë europiane, si Arsenali, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bajern Munich. Megjithatë, sipas asaj që raporton “The Sun”, Topçinjtë janë në pole position për të firmosur me 23-vjeçarin. Nga ana tjetër nëse në Madrid mbërrin një ofertë prej 40 milionë eurosh, “Los Colchoneros” janë të gatshëm ta shesin lojtarin belg.