Ballina Bota & Rajoni Tre vendimet e para të Presidentit Trump

Tre vendimet e para të Presidentit Trump

Në fillim të javës së parë si Presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi tri urdhra ekzekutivë.
Së pari, ai nënshkroi urdhrin që i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja tregtare e Partneritetit të Trans Paqësorit, TPP, ku përfshihen 12 vende. Në komentet e tij nga Shtëpia e Bardhë, ai e cilësoi urdhrin “diçka shumë të rëndësishme për punonjësin amerikan”.
Së dyti, presidenti i ri, ashtu sikurse kanë vepruar edhe presidentë të tjerë republikanë, nënshkroi urdhrin që rivendos ndalimin e dhënies së fondeve qeveritare ndaj grupeve ndërkombëtare që kryejnë aborte dhe që sigurojnë informacione lidhur me këtë porcedurë.
Së treti, zoti Trump ngriu procesin e punësimit për agjencitë qeveritare, si mënyrë për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.
TPP, e nënshkruar në vitin 2009 nga Presidenti Obama, është marrëveshja më e madhe për tregtinë rajonale. Ajo nuk i miratua asnjëherë nga Kongresi. TPP mbulon 40 për qind të ekononomisë së botës dhe rreth një të tretën e tregtisë botërore.
Planet e zotit Trump përfshijnë gjithashtu urdhra ekzekutivë që përfshijnë imigracionin dhe sigurinë kombëtare. Ai ka nënshkruar tashmë një urdhër që deklaron synimet e tij për të shfuqizuar menjëherë programin e kujdesit shëndetësor të nënshkruar nga zoti Obama.
Të hënën, Presidenti Donald Trump u takua me udhëheqës të biznesit. Ai i paralajmëroi ata se do të vendosë një taksë të konsiderueshme ndaj kompanive që i eksportojnë prodhimin e tyre jashtë vendit dhe premtoi lehtësira fiskale ndaj atyre që i prodhojnë brenda vendit.
Shtëpia e Bardhë tha se, zoti Trump do të diskutojë për imigracionin dhe reformimin e NAFTA-s me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, më 31 janar. Ai ka në plan gjithashtu të takohet së shpejti me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Exit mobile version