Gjykata e Lartë britanike pranon fillimin e Brexit

Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi të martën se, Parlamenti duhet të miratojë planet për të vënë në lëvizje procesin për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian.
Presidenti i Gjykatës së Lartë, David Neuberger njoftoi vendimin e arritur me 8 vota pro, 3 kundër, duke thënë se bazohet në pikëpamjen se tërheqja nga BE do të ndryshonte disa parametra ligjore në Britani, si dhe disa të drejta që gëzojnë qytetarët britanikë.
Qeveria e kryeministres Theresa May ishte përpjekur të përdorte autoritetin ekzekutiv, bazuar në nenin 50 të traktatit të BE-së në mënyrë që të fillonte shkëputja.
Prokurori i Përgjithshëm, Jeremy Wright tha pas votës se qeveria duhet të respektojë vendimin e gjykatës dhe të bëjë ç’është e mundur për ta zbatuar atë.
Britanikët i dhanë një mbështetje të ngushtë largimit të vendit nga BE vjet në referendum. Zoti Wright tha se tani vënia në jetë e vullnetit të votuesve është një çështje politike dhe jo më ligjore.