Basha uron McAllister si Kryetar i Komisionit të Jashtëm të PE

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ka përgëzuar dje z.David McAllister, zv.President i Partisë Popullore Europiane që u votua si Kryetari i ri i Komisionit te Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.Këtë urim kreu i PD-së e ka bërë në faqen e tij në facebook.
Elmar Brok kryetar i ketij komisioni prej vitesh tani do të drejtojë negociatat për Brexit. “Mirënjohje të madhe,-ka thënë z.Basha,-këtij miku të Shqipërise i cili sot i dorëzoi stafetën një miku tjetër të veçantë. Urime David për këtë detyrë të rëndësishme!”