Buxheti i Ramës për vitin 2017 është 27.6 milionë euro

Kryeministri Rama nuk lëshon paratë për të zhvilluar votimin elektronik, por merr nga buxheti i shtetit 27.6 milionë euro, ndërkohë që institucioni i Presidentit, për vitin 2017 do të marrë vetëm 1.5 milion euro. Kryeministri nuk heziton që të shtojë stafin e tij me 640 punonjës të tjerë dhe nga ana tjetër deklaron përmes zëdhënësve të tij se nuk ka fonde të mjaftueshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të lirë zgjedhjesh.
Siç e thamë edhe më sipër jeta luksoze e Ramës nuk bazohet vetëm tek numri i punonjësve që punojnë për të, por edhe tek shumat e mëdha që ai shpenzon. Vetëm gjatë vitit fiskal që sapo ka hyrë, ai do të ketë në dispozicion gati 28 milionë euro. Çdo punonjës pranë Kryeministrit do të shpenzojë gati 43 000 euro në vit ose e thënë ndryshe 3 600 euro në muaj. Një makinë për votimin elektronik kushton vetëm 3 000 dollarë amerikanë.
Gjithashtu, Rama deklaron se nuk ka fonde për votimin elektronik, por këtë vit do të shpenzojë mbi 1 milion euro për të marrë me qera makina luksoze nga kompania “Mercedes Benz”. Ndërkohë, përveç 10 milionë eurove për hapjen e sallave të argëtimit, Kryeministri ka edhe një fond prej 6.6 milionë euro për të blerë mobilje të reja për rimodelimin e zyrave, si dhe shpenzime mirëmbajtje. Megjithatë, Edvin Rama nuk ka fonde për të garantuar zgjedhje të drejta në Shqipëri.