Kupa e Italisë, Interi kualifikohet për më tej

Inter's Antonio Candreva (L) scores the goal during the Italy Cup round of sixteen soccer match Inter FC vs Bologna FC at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 17 January 2017. ANSA/DANIEL DAL ZENNARO

Inter pati sërish nevojë për kohën shtesë për të eliminuar Bolognën në Kupën e Italisë. Skuadra zikaltër fitoi 3-2 pas 120 minutave lojë, duke shpërdoruar një epërsi të dyfishtë të krijuar në 40 minutat  e para.
Ky gol i jashtëzakonshëm i Murillos u duk se ishte mënyra më spektakolare për të nisur rrugën drejt çerekfinaleve, që u dukën shumë pranë, kur Palacio dyfishoi shifrat në të 39-ën, pas një tjetër goli të bukur.
Interi megjithatë gaboi që e mendoi sfidën të mbyllur, pasi Bologna, e qetë në kampionat arriti të shkurtojë diferencën me Dzemailin. Ndërkohë, në pjesën e dytë formacioni Piolit nuk arriti të realizojë golin e sigurisë, duke i dhënë mundësinë Donsah që të barazonte rezultatin pas një goditje me kokë.
Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në fillimin e shtesës, Interi arriti të gjejë sërish epërsinë pas një goditjeje të Candrevës që u devijua te Marios Oikonomou. Me këtë fitore, Inter kualifikohet në çerekfinale ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Lazio-Genoa.