Tajani i PPE zgjidhet Presidenti i Parlamentit Europian

Antonio Tajani,

Antonio Tajani, i Partisë Popullore Europiane, është zgjedhur President i Parlamentit të BE me 351 vota pro nga Asambleja e Strasburgut kundrejt 282 votave të kandidatit socialist Gianni Pittella gjatë garës mes të dyve. Që kur mori lajmin se PPE po e kandidonte për postin e Presidentit të Parlamentit Europian Tajani me entuziazëm deklaroi: “Jemi gati për një betejë fantastike”.
Antonio Tajani njihet në politikë si aleat i Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian dhe ish- liderit të Polit të Lirisë, Silvio Berluskoni. Madje ai ka punuar si zëdhënës i këtij të fundit kur ka qenë në qeveri. Tajani u bë shumë i njohur në politikën europiane kur shërbeu si komisioner në BE për dy mandate rresht.
Në votimin e parë për postin e presidentit të PE, ai mori më shumë vota, 274, se konkurrenti i tij Pittella me 183, por nuk garantoi dot shumicën absolute që do t’i jepte atij detyrën e rëndësishme. Ka qenë votimi i dytë që bëri të mundur fitoren e tij me një diferencë të qartë prej 69 votash.

Kush është z.Tajani?

Antonio Tajani ka shërbyer si një prej 14 Zv/Presidentët e Parlamentit Europian. Ai përfaqëson forcën më të madhe politike në Parlamentin Europian, Partinë Popullore Europiane.
Z.Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, udhëheq PPE, e cila ka edhe Presidencën e Këshillit të Europës.
Z.Tajani ka qenë një ndër themeluesit e partisë Forza Italia në vitin 1994 dhe ka punuar në qeverinë e Silvio Berluskonit në vitin 1994. Gjithashtu më pas, ai punoi si Komisioner Europian për Industrinë. Aktualisht Antonio Tajani, përfaqësues i PPE, është Presidenti i Parlamentit Europian pas fitores së djeshme kundrejt kandidatit socialist Gianni Pittella.