I paftuar tek Trump, Rama e kthen dhimbjen në forcë

Rama kthen dhimbjen në forcë, thotë se askush nuk është i ftuar zyrtarisht tek ceremonia e Presidentit Trump.
Rama është në hall. Në SHBA është i padëshëruar. I paftuar në ceremoninë e Trump, ai ka gjetur një mënyrë origjinale për ta kthyer dhimbjen në forcë. “Askush nuk është i ftuar zyrtarisht në ceremoninë e Trump, thotë media e Ramës “Top Channel”.
Ngushëllim i mirë ky për Ramën.
Lajmi i turpshëm me dokumenta alla “Top-Channel”;
Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga “Top Channel”, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në të nënvizohet qartë se, “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.
Siç pohohet dhe nga vetë Departamentai i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar.
Por disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, mes tyre kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati janë nisur për të marrë pjesë në këtë ceremoni. “Top Channel” ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i Presidentit Donald Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.
Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës. Gjithsesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt.