10 vite burg për autorin vrasjes në aksident

Prokuroria kërkoi 10 vite burg për Andrea Memollarin, i cili aksidentoi për vdekje në korrik të vitit të kaluar Dhurata Dokun, nënën e dy fëmijëve. Mbi të rëndojnë akuza “aksidentit me pasojë vdekje” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”. Por, edhe në së gjykata pranon këtë dënim, 20-vjeçari do të përfitojë ulje të një të tretës, pasi gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar. Por ndërsa vetë i pandehuri nuk kishte preferuar të merrte pjesë në seancë, familjarët e viktimës kanë shfaqur interes për procesin. Në sallën e gjyqit ishte edhe bashkëshorti i viktimës, i cili deklaroi se rrethanat e vrasjes së gruas së tij ishin tepër të rënda. Aksidenti fatal ndodhi ne rrugën “Jordan Misja”, teksa Dhurata Doku tentoi të kalonte ne anën tjetër së bashku me dy fëmijët e saj. Makina me te cilën udhëtonte i riu goditi për vdekje gruan.