Vrasja e 32-vjeçarit në Vlorë, shkak prishja e pazareve të drogës

Vrasja e 32-vjeçarit Refit Toro pasditen e të dielës në qytetin e Vlorës, ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Toro u vra, ndërsa lëvizte me makinën e tij “Mitsubishi” me targë AA 606 ID në zonën e Skelës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Autori dyshohet se ka qëlluar nga një tjetër automjet dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Policia nuk gjeti asnjë gëzhojë në vendin ku mbrëmë rreth orës 18:00 u ekzekutua Refit Toro. 32-vjeçari u qëllua 4 herë, me 3 plumba në trup dhe 1 në qafë. Burime të policisë thonë se, vrasësi ka përdorur një pistolete me mulli për të mos lënë gjurmë. Dyshohet se mund të ketë qenë vrasës me pagese dhe ka patur një bashkëpunëtor. Toro ka qenë në veturën e tij, një fuoristradë tip “Mitsubishi”, pranë zonës së Skelës, kur një makinë me dy persona i është afruar.
Policia bëri të ditur se Toro ka qenë i dënuar më parë edhe në Itali për vjedhje, ku sëbashku me dy shqiptarë të tjerë ishin kthyer në tmerrin e qytetit të Ankonas. Policia bëri të ditur se 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin nga Jetnor në Refit Toro. Nga verifikimet ka rezultuar se viktima njihej si person me rekorde kriminale në Itali.
Rreth tre vite më parë, Toro ishte pjesë e 3 shqiptarëve që u dënuan nga Gjykata e Ankonas pas panikut të shkaktuar në Komunën Jesi për një seri grabitjesh, duke u kthyer në mankthin e qytetit. Ai u dënua me pak vite burg dhe një gjobë prej 800 euro nën emrin Jetnor sëbashku me dy shqiptarë të tjerë Alexandro Leskaj dhe Shkëlqim Hoxhaj, shkruajnë mediat italiane.
Pas një serie vjedhjesh në Jesi dhe Vallesina, karabinierët kishin shtuar kontrollet e tyre dhe kishin ngushtuar rrethin e të dyshuarve, raporton “Corriere”. Për këtë arsye, hetimet e policisë janë shtrirë pikërisht në ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me të kaluarën e tij kriminale.
Toro u vra ndërsa lëvizte me makinën e tij “Mitsubishi” me targë AA 606 ID në zonën e Skelës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Autori dyshohet se ka qëlluar nga një tjetër automjet dhe më pas është larguar me shpejtësi. Me qëllim kapjen e autorit janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës.