Ballina Politikë “Për pak shpërtheu lufta për shkak të trenit”

“Për pak shpërtheu lufta për shkak të trenit”

“Thaçi gati shpërtheu luftën për shkak të trenit”, shkroi të dielën në faqen e parë gazeta qeveritare serbe “Novosti”. “Ne dërguam një tren dhe jo tank”, u shpreh i shqetësuar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën në mbrëmje. Njësia speciale e policisë sipas tij qe afruar me armë automatike dhe me automjete të blinduara. Serbë nga rajoni i patën futur në rreth policët. Për të shmangur gjakderdhjen, ai pati urdhëruar kthimin e trenit në Beograd, tha Vuçiç.
“Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve, që të mos guxojnë të ndërmarrin sulm kundër serbëve në Kosovë”, tha politikani që vendos gjithçka në Serbi. “Sepse këtë Serbia nuk do ta lejojë”.
Kosova e banuar thuajse vetëm nga shqiptarë u shkëput më 2008-ën nga Serbia. Beogradi kërkon ta rimarrë Kosovën. BE ndërmjetëson prej vitesh pa sukses të madh.

Exit mobile version