8 njerëz e kanë pasurinë të barabartë me gjysmën më të varfër të botës

Kërkimet e reja nga Oxfam thonë se, vetëm tetë njerëz kanë të njëjtën pasuri sa gjysma e popullsisë së botës.
Pasuria globale botërore ka arritur në 255 trilionë dollarë, sipas raportit. Që nga 2015, më shumë se gjysma e kësaj pasurie është e përqendruar në duart e më të pasurve, 1% të totalit të popullsisë.
Sikurse nënvizon Oxfam, pabarazia dëmton kombet dhe ekonominë globale. Në më të keqen, ajo kërcënon stabilitetin politik dhe social. Vetëm 8 njerëz zotërojnë pasuri njësoj sa gjysma e popullsisë botërore, gjë që do të risjellë debatin mbi rritjen e hendekut të ndarjes së pasurisë botërore. Sipas listës së “Forbes”, 8 personat më të pasur së bashku kanë një pasuri neto prej 426 miliardë dollarësh. Gjithashtu, Oxfam është bazuar dhe në raportin e nxjerrë nga Credit Suisse Global Wealth për 2016-n.
Pjesë e problemit, analizon Oxfam, është se modelet tona ekonomike janë të bazuara në hamendësime të rreme. Për shembull, Oxfam vë në pikëpyetje parimin se kompanitë duhet që me çdo kusht të maksimizojnë fitimet dhe kthimet e aksionerëve. Oxfam tha se ka shumë shembuj të organizatave që përdorin praktika komerciale për të shpërndarë përfitime sociale dhe mjedisore.
Ndërsa pabarazia në disa vende po rritet, pabarazia botërore aktualisht po ulet.
Grafiku tregon se ndërkohë që të pasurit po bëhen edhe më të pasur, niveli mesatar i të ardhurave është rritur në mënyrë domethënëse nga 1820 dhe 2000, si dhe nga 1970 dhe 2000. Në 15 vitet e fundit, varfëria ekstreme është përgjysmuar.
Disa qeveri kanë diskutuar idenë e një të ardhure bazë universale. Kundërshtarët argumentojnë se paraja nuk vlen, ndërsa mbështetësit e kësaj ideje thonë se do të luante një rol të vlefshëm në lehtësimin e varfërisë dhe në mbështetje të atyre që kontribuojnë në ekonomi, por që nuk paguhen.