Totenhemi, një goleadë e ngjit në vendin e dytë

Totenhemi konfirmohet si një prej skuadrave më në formë në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino ka regjistruar suksesin e radhës me fitoren e pastër 4-0 ndaj Uest Bromuiç, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit anglez.
Herri Kein ishte personazhi kryesor i kësaj ndeshje që në momentin, kur kaloi në avantazh Totenhemin pas një asisti perfekt të Eriksen. Ky i fundit ishte protagonist edhe në golin e dytë, pasi një gjuajtje e tij, u devijua në portë nga MekAuli. Në pjesën e dytë, Uest Bromuiç u përpoq të reagonte, por dy gola të tjerë nga Kein në minutat e fundit të ndeshjes, vulosën një fitore bindëse që vë londinezët në ndjekje të Çelsit kryesues.
Ndërkohë, Luiz Adriano nis aventurën e tij të re me Spartak Moscow. Pas vizitave mjekësore, erdhi edhe firma në kontratë, ku pas hedhjes të së zezës mbi të bardhë, braziliani pozoi së bashku me trajnerin e ekipit rus dhe Administratorin e Deleguar të kuqezinjve, Adriano Galiani. Për kartonin e Luiz Adriano, Milani nuk ka arkëtuar asgjë, pasi operiacioni ishte me parameter zero, por kuqezinjtë kursejnë 25 milionë euro pagë bruto që duhet të paguanin brazilianin. Në Rusi, 29-vjeçari ka firmosur një super kontratë, me 4.5 milionë euro në sezon.