Qeveria Britanike distancohet nga ish-agjenti i MI6 pas dosjes Trump-Rusi

Ish agjenti i MI6 që qëndronte pas dosjes së paverifikuar e cila paraqiste materiale kompromentuese gjoja të marra nga Rusia kundër Donald Trump, tha se kishte qenë i detyruar të nxirrte një informacion të tillë.
Gazeta Britanike “The Independent” ka raportuar se Christopher Steel ka punuar pa pagesë deri në fund të hetimit ndërkohë që ai ishte shumë i shqetësuar rreth shpalljes së rezultateve.
Presidenti i zgjedhur Amerikan e konsideroi gjithë historinë si gjepura, duke thënë se Steel ishte një “agjent i dështuar” ndërkohë që kryeminstrja Britanike Theresa May veproi duke distancuar qeverinë nga ish agjenti.
“Është një traditë që ne nuk komentojmë në gjëra të tilla, por unë mendoj se…nga gjithcka kemi parë është absolutisht e qartë se individi që prodhoi këtë dosje nuk ka punuar për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar prej vitesh”,-tha ajo.
Ata që janë pranë Steel garantuan besueshmërinë e tij, por Trump vazhdoi të hetojë mbi dokumentacionin.
“Unë e pashë informacionin, e lexova jashtë atij takimi. Është gjithcka lajm i rremë, lajm kallp, nuk ka ndodhur”,-tha ai.