Policët grabisin drejtuesit e makinave me bekimin e Tahirit

Dy qytetarë, një nga Kosova dhe tjetri nga Lezha kanë denoncuar policinë shqiptare për vjedhjen që u bëhet kur ata ndalohen nga Policia Rrugore. Qytetarët i janë drejtuar me mesazh ish-Kryeministrit Berisha, duke patur besim se ai do ta publikojë këtë shqetësim. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha shkruan se, çunat e krimit vjedhin për vete dhe Saje qorrin!
“Qytetarët dixhitalë denoncojnë vjedhjen që ju bëjnë qytetarëve çunat e krimit dhe miratimin me heshtje të Saje qorrit të akteve të tyre si hajna me uniformë. Për më shumë lexoni mesazhet e tyre!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje i nderuar. Jam nga Kosova, desha të bëj një denoncim. Sot, babai im duke ardhur për Tiranë që të vizitojë nënën time që sapo është operuar ndalohet nga policia tek unaza që ndahet rruga për Shkodër dhe Tiranë. Gjithçka kishte në rregull, por policia e ndalon kur e sheh me targa të Kosovës dhe pasagjerët mbrapa nuk kishin rripin e sigurimit që tek neve në Kosovë nuk e kërkon ligji. Polici sillet në mënyrë shumë të vrazhdë dhe arrogante. Kërkon që t’iu verë gjobë për gjykatë dhe në fund për ta tejkaluar situatën kërkon që 10 euro të futen në mes dokumenteve. Ngjarja ka ndodhur sot fiks në orën 10:10 minuta. (mesazhin e njëjtë ia dërgova edhe ministrit, por s’mora përgjigje)”, shkruan qytetari nga Kosova.
Po ashtu edhe një qytetar nga Lezha i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, ku shkruan se policët i kërkojnë lekë kur e ndalojnë për kontroll. “Përshëndetje z.Berisha, kam nderin që ju shkruj juve. Unë jam një emigrant tani e 25 vjet, tani gati kam një muaj në Shqipëri. Dua të denoncoj disa raste të shëmtuara të Policisë Rrugore se për një muaj më kanë ndaluar dy herë për dritat që i kisha harruar pa ndezur dhe më kërkonin lekë, sepse thotë, sa për naftën se jemi me makinat tona. Më bën përshtypje se të paktën këtu në Lezhë ku banoj unë të gjithë ata të Policisë Rrugore dalin me makina private. Mendoj se arsyeja është grabitja ndaj shoferëve. Shpresojmë që të dëgjohet zëri yt”, shkruan qytetari nga Lezha.