Blushi: Dako mori 50 milionë euro për lirimin e Lul Berishës

Gjatë prezantimit të LIBRA-s në qytetin juglindor, deputeti Ben Blushi ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.
Ndër të tjera, Blushi ka zbuluar shumën që ka marrë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për lirimin e “kokës” së bandës kriminale, Lulzim Berisha.
Sipas Blushit, Dako ka marrë 50 milionë euro për këtë vendim, e ndërsa papunësia shënon minus 500 mijë njerëz.
“Borxhi publik është rritur 10% brenda 3 viteve nga qeveria Rama! Eshtë normale të marrësh borxh, por ku kanë shkuar? Me 1 mld e gjysëm euro borxh nuk është bërë asgjë! Këto lekë kanë shkuar: 50 mln euro i mori kryetari i Bashkisë Durrës për të liruar dikë që ka vrarë 5 njerëz! Del Rama, piktori i rilindjes dhe thotë do të zbukurojmë Shqipërinë! E zbukuroi me lirimin e kriminelit që ka vrarë 5 veta! 50 mln euro i ka marrë një tipik rilindas tjetër i Elbasanit! Papunësia sot minus 500 mijë njerëz!”, ka thënë Blushi nga Korça.