Ballina Sport Ujkani, Genoa “troket” në portën e Pisës

Ujkani, Genoa “troket” në portën e Pisës

Me përfundimin e merkatos së janarit, Samir Ujkanin mund ta shohim të luajë në Serinë A italiane. Portieri i kombëtares së Kosovës, siç raportojnë së fundmi mediat italiane, ka përfunduar në “radarët” e Genoas. Në fakt, skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Juriç kërkon një portier pas dëmtimit të Mattia Perin, i cili do të qëndrojë jashtë fushës së lojës të paktën për 3 muaj, për shkak dëmtimi.
Genoa ka disa emra në listë dhe midis tyre është edhe gardiani kosovar, i cili luan te Pisa, por kartoni i tij zotërohet pikërisht nga kuqeblutë, që duke parë emergjencën që kanë në portë, mund të vendosin ta kthejnë në “Luigi Ferraris” 28-vjeçarin. Megjithatë klubi toskan mund të vendosë ta mbajë të huazuar duke respektuar kontratën, që e lidh me skuadrën e Serisë B deri në fund të këtij sezoni.

Exit mobile version