Ballina Kryesore Veliaj dyfishon taksat për qytetarët

Veliaj dyfishon taksat për qytetarët

Kandidati i ASHE per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate konferences “Sfidat dhe mundesite per Tiranen”, organizuar nga revista Monitor dhe Dhoma Amerikane e Tregtise. /r/n/r/nCandidate of Alliance for the European Albania, AEA, for the mayor of Tirana Erion Veliaj, speaks during the conference "Challenges and Opportunities for Tirana", organized by the magazine Monitor and the American Chamber of Commerce.

Armand MAHO

Edi Rama nuk do të mendohej dy herë për emrin e Erion Veliajt si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. I ardhur në fund të vitit 2003, Veliaj do të shfaqej në krye të një shoqate të quajtur “Mjaft”, e cila pretendonte se luftonte padrejtësitë dhe korrupsionin e qeverisë aktuale të kryesuar aso kohe nga Fatos Nano. Më tej “shitësi i vogël i fiqve” një epitet që e mori gjatë fushatës, do të konsolidohej pas tragjedisë së 11 janarit në brigjet e Jonit, ku humbën jetën 28 persona, përgjatë tentativës për të shkuar në Itali në mënyrë klandestine. Veliajn do e shihje gjithandej…  Ai ishte zëri i kryetarit të Bashkisë, për të sulmuar kryeministrin e tij që i kish hapur rrugën për t’u ngjitur aty ky ishte…Rama i kish hapur dyert e mediave që kontrollonte, që të thoshte nëpërmjet gojës së Veliajt atë që s’mund ta artikulonte dot vetë. Natyrisht një përballje direkte me Nanon do e nxirrte atë humbës, dhe ai e kish akoma të freksët katharsisin e famshëm, kur përplasja me kreun e PS-së rrezikoi ta dërgonte sërish rrugëve të Parisit. Por shpejt filluan dyshimet për mënyrën e diferencuar se si bëhej opozita nga shoqata që Veliaj drejtonte. Shumë akuza për Nanon dhe asnjë fjalë për Ramën, i cili kishte betonizuar qytetin anekënd… Një dyshim tjetër ishte dhe përvetësimi i fondeve që jepeshin nga donatorët për  këtë shoqatë, transparencë që Veliaj nuk e bëri kurrë.  Dhe jo vetëm kaq, por Veliaj u akuzua nga të majtët për mënyrën e tij të çuditshme të jetesës, afrimin në masë të personave me devijime seksuale, apo për shërbimet e dyshimta që i ofronte ndonjë diplomati në Tiranë. Pas fitores së PD-së në vitin 2005, zogut pushnjomë do fillonin t’i dilnin dhe kthetrat dhe dita-ditës po shihen qartazi synimet e tij për të rendur drejt politikës. Si një mashtrues i lindur kërkonte të ishte prezent në çdo ngjarje të së majtës, madje shkoi deri aty sa të pretendonte se i kish rënë në sy Rama gjatë lëvizjeve të dhjetorit 1990, ndërkohë që në atë kohë  shitësi i vogël i fiqve ka qenë vetëm dhjetë vjeç, dhe Rama ska qenë protagonist. Në vitin 2009 në zgjedhjet e përgjithshme do të garonte në krye të një grupimi G99, duke marrë një rezultat të papërfillshëm me gjithë mbështetjen që i dha Rama. Më pas, po nën tutelën e tij do të kandidonte në zgjedhjet e 2013, për të shkuar si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, ku ajo që ra më së shumti në sy ishte martesa e tij në Kalanë e Gjirokastrës dhe së fundmi në zgjedhjet e 2015 kryetar i Bashkisë së Tiranës, për të vazhduar ëndrrën që la pa përfunduar shefi i tij në vitin 2011.
Ndër punët e para që do të bënte sa mori karrigen e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit ishte ngritja e taksave. Në mars të vitit të shkuar, ai aplikoi një taksë rreth 5 herë më të lartë për bizneset e vogla, për zënien e hapësirave publike. Nga 500 lekë metri që ishte deri në atë kohë, Veliaj kërkoi 2500 lekë për metër katrorë. E njëjta gjë u aplikua dhe për tabelat e reklamës, të cilat deri në atë kohë kishin qenë falas për ato biznese, të cilat nuk kishin zënë hapësira. Më tej u vazhdua me parkingjet, ku qytetarëve iu hoq e drejta për të parkuar falas në thuajse të gjitha rrugët e Tiranës e kështu me radhë. Në fillim të janarit, vëmendja e Veliajt u kthye tek taksat e qytetarëve të Tiranës. Shumë prej tyre panë se si ishin dyfishuar ato. Në fillim u rriti çmimin e ujit, e tashmë u dyfishoi të gjitha taksat e tjera, fshehtas pa zhurmë e bujë siç di të bëjë ai në të tjera raste. I pari, që do e denonconte do ishte portal Jeta osh qef., çfarë ka ndodhur konkretisht? Një qytetar mjaft i revoltuar ka paraqitur dy fatura uji, atë të dhjetorit 2016 dhe atë të janarit 2017.  Në qoftë se në dhjetor 2016 konsumatori familjar paguante tre taksa, përkatësisht:

Taksë e përkohshme për infrastrukturën mësimore = 150 lekë/muaj
Taksë mbi ndërtesën = 100 lekë/muaj
Tarifë pastrimi = 170 lekë/muaj

Në janar të vitit 2017 qytetari pa se këto taksa ishin rritur si vijon:
Taksë e përkohshme për infrastrukturën mësimore = 300 lekë/muaj
Taksë mbi ndërtesën = 300 lekë/muaj

Pra siç shihet taksat janë rritur, madje janë edhe dyfishuar. Qytetari ndihet i revoltuar nga kjo që të cilën e quan një rritje të taksave në mënyrë të fshehtë nga ana e bashkisë, shkruan portali… Siç shihet taksën e ndërtesës Veliaj e ka rritur në mënyrë arbitrare me 200%. Sot së bashku me mbifaturimet që kryhen në kurriz të qytetarëve të faturave të ujit, një familje paguan nga 2500 deri në 3500 lekë çdo muaj, aq sa paguanin fatura të energjisë elektrike. Mbifaturimi ka filluar që  shkurtin e vitit të kaluar, kur fatura të çmendura të ujit i erdhën jo vetëm bizneseve, por dhe familjarëve. Fatura që shkonin deri në 15 mijë lekë në muaj, por që do të justifikoheshin nga Erioni, si gabime të sistemit. Që nga ajo kohë, faturimi ka ardhur në rritje, kur kulmi arrin në muajt e verës, gjatë të cilave familjarët paguajnë fatura dhe nga 5 mijë lekë në muaj, dhe shumë shpejt po të ecet me këto ritme, s’është çudi që faturat e ujit në Tiranë të barazohen me ato të energjisë.

Exit mobile version