PD: Jo drejtësi e plotë për Haradinajn

Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i djeshëm i autoriteteve gjyqësore franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës.