Miratohet projekti për rinovimin e “Stamford Bridge”

Chelsea shumë shpejt do të nisë rinovimin e stadiumit të tij “Stamford Bridge”. Klubi londinez pa t’i miratohet projekti i përpiluar prej tij dhe tashmë ajo që mbetet për t’u bërë është marrja e autorizimit për nisjen e punimeve. Studioja që ka marrë përsipër të realizojë këtë projekt është Herzog&De Meruon, e njëjta që projektoi edhe stadiumin Olimpik të Pekinit, kompani që tashmë ka publikuar imazhet e para të atij që do të cilësohet si stadiumi i ri i Chelsea.
Rikonstruksioni i “Stamford Bridge” parashikon shtimin e kapacitetit të impiantit nga 41 600 në 60 000 vende. Ai pritet të jetë një stadium shumë modern, me një stil arkitektonik të veçantë, me një kosto që pritet të kapë vlerën prej 500 milionë paundësh. Ai që do të vendosë përfundimisht për stadiumin e ri të Chelsea është kryebashkiaku i Londrës, Khan. Në momentin që do të nisin punimet, Chelsea do t’i luajë ndeshjet e tij në një stadium tjetër dhe për momentin 2 janë opsionet: “Twickenham Stadium” dhe “Wembley”.