Manjani: Rama gaboi me sulmin ndaj Trump

Ministri i Drejtësisë dekalroi dje se Rama gaboi me sulmin ofendues që ai ndërmori ndaj Presientit Trump. Manjani i bëri deklaratat gjatë një interviste të dhënë në Top-Story.
“Nëse do të më pyeste mua nuk duhet ta bënte atë deklaratë. Rama ka bërë një autogol me sulmin që ndërmori nga Trump. Nuk kishte përse ta bënte. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara janë për popullin amerikan”,- tha Manjani.
Ministri deklaroi se nuk kishte besuar se Trump do të mund të fitonte zgjedhjet, por ai shtoi se besonte se Trump do të ishte një President I mirë.
Për të parën herë një anëtar I kabinetit të qeverisë del hapur kundër deklaratave të shefit të tij në qeveri për sulmin e ndërmarrë ndaj Trump. Deklarata vjen vetëm pak ditë përpara ceremonisë zyrtare të inaugurimit të Presidentit amerikan.
“Donald Trump do të jetë një turp për civilizmin nëse ai do të bëhet President I Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ai është një kërëcnim për Amnerikjën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”,-deklaroi muaj më parë Rama gjatë një intreviste të dhënë në CNN dhe që më pas solli edhe reagimin e stafit të Donald Trump, të cilët e konsideruan Ramën një të korruptuar që bënte deklarata në emër të Sorosit.
Ministri Manjani ka denoncuar mbrëmë reformën në drejtësi duke u shprehur se ajo është një projekt i Sorosit. Për të parën herë po ashtu një anëtar i kabinetit pohon atë që media të ndryshme kanë shkruar në lidhje me këtë refortmë. “Njerëzit që e prezantonin reformën në drejtësi ishin njerëz të paguar nga Sosrosi”, tha Manjani.

Droga po rrezikon sigurinë kombëtare

Kush ua kërkoi mendimin kur thatë që na duhet ushtria për të luftuar hashashin?
Mendimi im është i njëjtë, duhet të shkulimi hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit.

Vërtet besoni që është kaq serioz?
Është shumë serioz dhe për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme. Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash.

Po kanabizohet?
Padyshim.

Atëherë çfarë ndodhi, sepse kje qeveri mbylli lazaratin. Çfarë shkoi gabim? Në Qeveri nuk diskutohet fare hashashi?
Në praninë time nuk është diskutuar asnjëherë. Dje u fol për një strategji për të luftuar hashashin me urdhër të kryeministrit. Dje kemi diskutuar më shumë.

Mendoni që Qeveria po e merr me vonesë seriozisht këtë çështje?
Ka një konsensus të përgjithshëm që fenomeni është përhapur dhe kjo është pozitive.

Dmth e pranon edhe kryeministri këtë?
Projektdokumenti niste më këto fjalë dhe u gëzova që të paktën e pranojmë fenomenin.

Ndani shqetësimin e opozitës se paratë e drogës mund të përdoren për blerjen e votës?
Sa më shpejt të heqim këtë fenomen nga kokat tona aq më mirë do të jetë, sa më vonë aq me keq do të jetë. Lëvizin shuma marramendëse parash, ku nuk do të jetë më askush i zoti që ta bëjë këtë luftë pastaj proporcionale. Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.

Po thoni që droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare?
Absolutisht që po! Situata, nëse ne nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar.