George Soros humbi 1 miliard dollarë pas fitores së Trump

Nga “Wall Street Journal”

Të martën miliarderi dhe financuesi i krahut të majtë, George Soros humbi afërsisht 1 miliard dollarë si rezultat i fitores surprizë të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2016.
Gazetarët e “Wall Street Journal”, Gregory Zuckerman dhe Juliet Chung raportojnë:
“Miliarderi George Soros humbi 1 miliard dollarë si rezultat i një sërë shenjash nxitëse në bursën e aksioneve nga zgjedhja surprizë si President i SHBA nga ana e Donald Trump. Megjithatë Stanley Druckenmiller, ish-zëvendësi i z. Soros, i cili e ndihmoi këtë të fundit të fitojë të njëjtën shumë, pra 1 miliard dollarë, duke vënë një bast kundër paundit britanik në vitin 1992, dhe që përshpejtoi rënien e fundit që ndodhi në tregje dhe arriti të sigurojë shuma të konsiderueshme, siç persona që njihen me problemin kanë deklaruar.
Bastet e papajtueshme të dy lojtarëve të bursës janë një kujtesë e errët e vështirësive me të cilat edhe investitorë të duartrokitur më parë po përballen tashmë pas fitores së papritur të z. Trump.
Z. Soros ishte shumë i kujdesshëm rreth aktivitetit në tregje duke u afruar nëntori dhe u bë më i duruar menjëherë pas zgjedhjes së z. Trump, deklarojnë disa persona që kanë njohuri për atë që ndodhi. Pozita ku u ndodhëm nxori në pah një gabim, bursa e aksioneve ka ecur mbi pritjet se politikat e z. Trump do të shpërthejnë menjëherë fitimet e korporatave dhe në përgjithësi ekonominë.
Falë portofolit me shumë kompani të z. Soros fondi i tij i investimeve fitoi me 5% vitin që shkoi. Megjithatë, Druckenmiller, i cili nuk punon më për Soros që nga viti 2000, doli më mirë, duke parashikuar se një fitore e Clinton do të sillte rritjen e tregjeve dhe më pas rënien e tyre, ndërkohë një fitore e Trump do të bënte të kundërtën citon “Wall Street Journal”. Druckenmiller, që shpenzoi vetëm 3.5 milion dollarë në donacione për republikanët, një shumë e vogël përpara asaj të Soros 20 milionë dollarë, shënoi një fitim prej më shumë se 10% në vitin 2016 përmes firmës së tij citon gazeta.
“Përplasja Trump” e ka ngritur treguesin e Mesatares Industriale Dow Jones në mbi 1600 pikë që nga fitorja e Trump.