“Do të mundohem të bëj qeverinë, por jo me çdo kusht, nëse gjithçka shkon sipas rendit dhe Kushtetutës në Maqedoni do të duhej të bëj qeverinë, nëse thyhen rregullat gjithçka është e mundshme”. Kështu ka thënë në intervistën e tij për “Dnevnik” lideri i VMRO, Nikolla Gruevski pas publikimit të platformës nga partitë shqiptare, të cilat kanë vënë kusht për plotësimin e saj për koalicion me partitë maqedonase në qeverinë e ardhshme.
– Mes partive shqiptare po krijohet një platformë e përbashkët, po bëhet atmosferë që këtë herë mos bëjnë koalicion me VMRO?
Po, përsëri ajo atmosferë si në të kaluarën dhe tani jepet nga mediat dhe personat që çojnë ose i përkasin financimit nga instituti i shoqërisë së hapur, përfshirja e disa politikanëve të jashtëm dhe diplomatëve në historinë e njëjtë është nga operacioni i kaluar i drejtuar nga një qendër, megjithatë vendimi do të jetë i yni, i BDI dhe partive të tjera dhe askush nuk do të ketë të drejtë të flasë për të tjerët ose të sugjerojë ose të bëjë presion sepse vendimi është i yni.
– Shumë politikanë shqiptarë dhe analistë theksojnë se elektorati shqiptar kërkon koalicion me LSDM?
Në vitin 2008 elektorati maqedonas, ai i VMRO nuk dëshironte koalicion VMRO-BDI, por ajo ndodhi sepse BDI-në e zgjodhën shqiptarët si partinë më të madhe.
– Dhe këtë herë mediat shqiptare janë me të njëjtin qëndrim?
Po, njëjtë edhe më 2008 ndodhi me mediat maqedonase.
– Thonë se edhe anëtarësia e BDI nuk dëshiron koalicion me VMRO?
Nuk e di çfarë mendojnë anëtarësia e BDI, por e di si mendonte anëtarësia e VMRO më 2008 deri më 2011 dhe më 2014, megjithatë VMRO vendosi të koalicionojë me BDI sepse shumica ishte që të futemi bashkë në qeveri.
– Nuk ishte ashtu dhe më 2006?
Në vitin 2006 nuk mund të ishte ndryshe sepse ne nuk njiheshim fare, madje kishim edhe të freskëta kujtimet nga konflikti i 2001 kur ishim në dy anë të kundërta, megjithatë edhe ne politikanët, por edhe më vonë elektorati gjetëm forcë që të kalojmë këto sfida.
– Megjithatë BDI mund të kishte marrë ndonjë vendim ndryshe?
BDI ka të drejtë të marrë vendim ndryshe, si të dojë, ashtu si mundemi dhe ne.
– Do të thoni se në të ardhmen nuk do të bëni koalicion me ata nëse nuk shkojnë në koalicion me ju?
Mendova në mënyrë gjenerale se gjithkush mund të marrë vendimin e vet, por nëse doni të përgjigjem them, nëse tash BDI shkon në koalicion me të dytën në vend, me të parën kjo do të thotë vendosje e praktikës së re dhe traditë të re në Maqedoni, në të cilën ne do të vendosim më pas edhe në të ardhmen njësoj.
– Doni të thoni se nëse tash BDI nuk futet në koalicion me VMRO në zgjedhjet e ardhshme nëse fitoni nuk do i merrni në koalicion?
Nëse VMRO si fituese e zgjedhjeve do të manipulohet nga BDI, të jem i qartë se VMRO do të kthehet me derë të madhe në pushtet edhe atë për dy mandate me radhë, dhe do të jemi pa asnjë kusht për formimin e qeverisë.
– Sidoqoftë, partitë shqiptare kanë dalë me platformë të përbashkët?
Edhe ne si në të kaluarën edhe në të ardhmen do të jemi në koalicion me 25 parti, nëse do të bëjmë ashtu le të shohim…
– Ahmeti ka thënë se për të më e rëndësishme është interesi i shqiptarëve dhe platforma?
Për mua më të rëndësishme janë interesat e maqedonasve dhe gjithë qytetarëve të vendit përfshirë dhe shqiptarët, besoj se koalicionimi që do të bëjnë me LSDM më shumë do i ndihmojë asaj në elektoratin shqiptar.
– Nuk do ju ndihmojë shqiptarëve në këtë rast?
Shqiptarëve në Maqedoni nuk do ju ndihmojë dygjuhësia në gjithë vendin përfshirë edhe në Delçevë e Berovë, atyre do ju ndihmojnë që në 4 vitet e ardhshme të hapen 100 fabrika të reja dhe punësimi i njerëzve, jeta më e mirë, pensione të rritura, paga, subvencione, ndihmë sociale dhe ndërtimi i infrastrukturës së re.