Spalleti: Po nuk fitova, iki nga Roma

Luciano Spalletti tremb tifozët e Romës. Trajneri italian në një intervistë për Francë Football ka deklaruar se, nëse nuk do të mund të fitojë do të largohet nga drejtimi i verdhekuqve. Kjo deklaratë u bë vetëm pak ditë pas humbjes me Juventusin në kampionat që thelloi diferencën e pikëve mes skuadrave.
Intervista e Spalletit, që do të publikohet nga France Football në janar, nuk i ka lënë indiferentë drejtuesit e Romës, të cilët jo vetëm që nuk do ta lejojnë largimin e tij, por po përgatisin edhe rinovimin e kontratës së trajnerit dhe ai që e konfirmon këtë është Administratori i Deleguar i Romës, Gandini. “Spalletti e ka në dorën e tij të ardhmen. Po bën gjithçka që të konfirmohet në pankinë dhe këtë e tregojnë rezultatet. Jemi gati që të nisim bisedimet me të për rinovimin kurdo që ai të dëshirojë”, tha Gandini.