Murinho përjetësisht te Manchester United

Jose Murinho përjetësisht te Manchester United. Pavarësisht se, “Djajtë e Kuq” kanë një distancë prej 13 pikësh nga Chelsea kryesues, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm t’i ofrojnë “Special One” rinovimin e kontratës deri më 2025. E përkthyer ndryshe do të thotë se, pak rëndësi ka nëse Manchester United nuk po shkëlqen. Jose Mourinho dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” besojnë se projekti i tyre, për ta ringritur skuadrën në nivelet më të larta të futbollit europian shumë shpejt do t’i japë frytet e tij.
Dëshira e klubit anglez është ta kthejnë teknikun e tyre në pasuesin e Alex Ferguson, i cili qëndroi për 27 vite në krye të stolit. Portugezi, sipas tyre, është njeriu i duhur dhe për t’i ardhur në ndihmë në mënyrë që United të rikthehet në lavdinë e dikurshme, padyshim që do të ndërhyet dhe në merkato. Dëshira e Jose Mourinho është që të ulë moshën mesatare të futbollistëve. Për ta realizuar këtë gjë, ai ka edhe një listë me emrat e futbollistëve që kërkon t’i transferojë në teatrin e ëndrrave “Old Trafold”. Në krye të saj qëndron sulmuesi i Altetico Madrid, Antuan Griezman. Kostoja e futbollistit është 70 milionë euro.