10 rrugët që demokratët të thajnë moçalin e tyre

Bryan Dean Wright

Tashmë është zyrtare. Donald Trump ka fituar votat e Kolegjit Elektoral. Është e kuptueshme që mbështetësit e zotit  Trump janë të gëzuar për shansin e dhënë për të qeverisur. Ata kanë Kongresin, Senatin dhe Presidencën dhe patjetër që kanë të drejtë të caktojnë disa pjesëtarë në Gjykatën e Lartë. Republikanët janë në prag të ribëjnë jetën e amerikanëve të qëndrojë për dekada.
Partitë e opozitës, Libertarians, Green dhe miqtë e mij, demokratë tani kanë detyrimin të ngrihen si kundërshtarë të besueshëm për të kontrolluar Presidentin Trump.
Republikanë të mençur e dinë se vendi ka nevojë për këto zëra të ekuilubruar për të ndihmuar në qeverisje. Amerika nuk është Koreja e Veriut me vetëm një Parti Komuniste dhe me një udhëheqës të pagabueshëm. Demokracitë kanë nevojë për shumë parti që të lulëzojnë.
Është e drejtë të themi se miqtë e mi demokratë dhe unë jemi përpjekur shumë për të gjetur zërin tonë gjatë gjashtë javëve të fundit. Ne u munduam shumë me justifikime dhe rinumërime, mohime dhe zemërim. Pas të gjitha ne shkuam natën e zgjedhjeve me 98% shanse për të fituar megjithë kundërshtitë e piraterisë elektronike të rusëve. Megjithatë demokratë të ndjeshëm pranoni arsyet e vërteta të humbjes: populli amerikan kërkonte ndryshim dhe nga ana tjetër ne nominuam një kandidat që çalonte shumë në rrugën për të pranuar atë mantel. Ndoshta ne fituam votën popullore, por humbëm Murin Blu të Obamës.
Tashmë demokratët kanë një detyrë shumë kritike: të tregojnë para popullit amerikan se vizioni ynë ia vlen që të konsiderohet. Por çfarë vizioni? Zv/presidenti e vuri në dukje se tani ka një “ballafaqim idesh) rreth drejtimit të partisë dhe kjo na jep ne një mundësi shumë të rëndësishme për një fillim të ri.
E kush do ta drejtojë gjithë këtë lëvizje? Zv/presidenti i emëruar Presidenti Obama, Nancy Pelosi, Chuck Schumer apo ai vetë. Ndoshta ca guvernatorë.
Edhe pse kam shumë respekt për zoti Biden, unë mendoj se ai është jashtë loje. Ndryshimi nuk vjen me pjesëtarët e establishmentit të vjetër. Aparati qëndror i partisë është prishur; lidershipi ynë i përkohshëm është një hileqar i konfirmuar. Është koha për Lëvizjen tonë Trump. Ne mund të thajmë kënetën tonë.
Fatmirësisht, demokratët kanë një brez të ri amerikanësh, të cilët janë gati të bëjnë tamam atë. Ata kanë përshëndetur dhe shërbyer kombin e tyre sërish, si ish-diplomatë, ushtarakë, agjentë, Trupat e Paqes/vullnetarë të AmeriCorps. Ata janë gati që të shërbejnë sërish.
Si një ish-oficer i shërbimeve inteligjente, unë e di pse ky grup njerëzish janë gati të luftojnë për çfarë është e drejtë. Ne e kuptojmë rëndësinë e përshëndetjes së flamurit dhe përqafimit të Kushtetutës. Ne kemi shokë të vrarë apo pjesëtarë të familjes në luftëra pa asnjë lloj arsye dhe ne punojmë në një ekonomi, e cila nuk punon më për ne.
Ndërkohë që debati i partisë sonë ka ecur shumë, unë besoj, unë besoj se është një grup parimesh që duhet të udhëheqë vendin tonë. Ta quajmë Betimi ynë amerikan, që përbëhet nga 10 zgjidhje afërmendsh, të cilat duhet t’i përqafojnë gjithë republikanë e demokratë me logjikë.
1.Elitat duhet të largohen. Ne do të luftojmë në mënyrë agresive për të miratuar një amendament kushtetues për të kufizuar mandatet. Ne gjithashtu mbështesim një ndalim për jetë në çdo zyrtar të zgjedhur që veprojnë edhe si lobist. Ju nuk e thani moçalin vetëm duke e lënë të mbushet sërish.
2.Tregti e barabartë. NAFTA dhe Organizata Botërore e Tregtisë duhet që të hyjë sërish në bisedime. Për 20 vjet ne kemi dërguar vendet e punës jashtë me premtimin për mallra të lira dhe vende më të mira pune si këmbim.. Ekonomistët vënë në dukje se kjo manovër ka dështuar.
3.Gjallëri Ekonomike. Ne mbështesim rindërtimin e infrastrikturës së Amerikës për të lehtësuar rritjen e nivelit të punësimit dhe shëndetin e popullit tonë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për zonat rurale në Amerikë dhe qytetet në brendësi. Megjithatë ne duhet ta adresojmë tsunamin ekonomik në rrugën tonë: automatizimi i Luginës Sillicon, robotizimi, dhe inteligjenca artificiale.
4.Edukimi. Ne mbështesim me forcë arsimin publik dhe njohim pozitat e vështira, në të cilat gjenden mësuesit e sotshëm. Edhe aty ka vend për reformë. Shkollat gjysëm private ose Charter janë pjesë e kësaj zgjidhjeje.
5.Energjia. Elitat na shtynë ne jashtë nëpër luftëra dhe konflikte për naftë. Jo më. Eshtë koha të rindërtojmë opsionin elektrik dhe të lejojmë tregun që të zhvillojë energjinë diellore, erën dhe projektet e gazit natyror në vend të naftës: jo Solyndras.
6.Siguria Kombëtare. Ne përqafojmë qëllimin për të ndërtuar vende demokratike, por jo me tytën e armëve. Luftërat si Iraku dhe Libia duhet të mbyllen. Tjetër, lufta jonë kundër terrorizmit duhet të përmbajë një linjë të fortë kundër ideologjisë radikale islamike që rrjedh nga Arabia Saudite. Së fundmi ne duhet të ndërtojmë një forcë agresive për të adresuar kërcënime asimetrike si sulme kibernetike.
7.Korporata Amerika. Wells Fargo së fundmi e pranoi që ka hapur dy milionë llogari të rreme në emrin tonë. Kjo nuk është një anomali: korporatat e mëdha shpesh e ndjekin fitimin me shpenzimet e punëtorëve amerikanë. Ne do të luftojmë çdo përpjekje për kthim pasi mendimi i thjeshtë vepron për ta mbajtur biznesin të ndershëm.
8.Mjedisi. Fisi indian Iroquois kishte të drejtë, çdo vendim duhet konsideruar se si do të ndikojë në shtatë breza në të ardhmen. Brezat tanë të ardhshëm meritojnë ujin më të pastër dhe ajrin më të freskët që ne mund të japim, edhe nëse do të na duhet të sakrifikojmë sot.
9.Problemet Sociale. Qeveria duhet të nxjerrë jashtë trupave tanë dhomat tona të gjumit dhe kishat tona. Për deri sa nuk preken paratë e taksapaguesve, nuk është biznesi i askujt, por vetëm i yni. Më pas, ne heqim dorë nga politikat e identitetit dhe efekteve të tyre gërryese për kombin. Në fund ne përqafojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie individuale.
10.Rrjeti i Sigurimit Shoqëror. Ne e kuptojmë se, qeveria mund të jetë një forcë në krah të së mirës, nëse e drejtojmë në mënyrën e duhur. Kujdesi Shëndetësor, Ndihma Shëndetësore dhe Numri i Punës janë shembuj primarë. Ne jemi të hapur përpara reformës, por jo nëse nënvleftëson mbrojtjen bazë për shtresat e dobëta.
Ndërkohë që ne i ofrojmë këto parime popullit amerikan, ne gjithashtu i zgjasim njërën dorë zotit Trump. Ne jemi gati dhe të etur të bashkëpunojmë ku shohim këto vlera, por do të qëndrojmë të palëkundur, kur shtyhet shumë larg. Ne qëndrojmë krah për krah me të gjithë amerikanët, votuan për Trump ose jo, që kërkon ta bëjë Amerikën të madhe sërish. Ne jemi demokratë e duam të njëjtën gjë.

Bryan Dean Wright është një ish-oficer operacionesh të CIA dhe anëtar i Partisë Demokratike. Ai kontribuon në problemet politike, sigurinë kombëtare dhe ekonomi