Një makinë e llojit “Benz C Class” ka shpërthyer dhe ka marrë flakë në rrugën e “Elbasanit” përballë restorantit “Sofra e Ariut” në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Bëhet e ditur se, flakët kanë shpërthyer nga pjesa e pasme e automjetit. Policia e mbërritur në vendngjarje po mundohet të kontrollojë trafikun. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik tek kalimtarët, por edhe tek banorët që ndodhen në atë zonë të mbipopulluar sidomos në orët e pasdites kur edhe ka ndodhur ngjarja.
Të Fundit
Si po pastrohen paratë në ndërtim
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të dhëna për banesa në Tiranë, në 2019-n arriti në mbi 1 milion metra katror,...