Zhvillohet në Elbasan protesta kundër ndërtimit të fabrikës së djegies të plehrave në këtë qytet. Protestuesit u grumbulluan para sheshit në mes Prefekturës dhe Bashkisë Elbasan. Ata mbanin në duar pankarta ku kërkonin kundërshtimin e inceneratorit (furra djegëse e mbetjeve). Në mbështetje të prostestës ishin ambientalistë dhe përfaqësues të PD-së së Elbasanit. Të rinjtë dhe qytetarët e tjerë në protestë kërkuan që qeveria dhe institucionet përkatëse të ndalojnë menjëherë ndërtimin e kësaj fabrike të rrezikshme për shëndetin e banorëve. Më pas qytetarët i vendosën pankartat para dyerve të Bashkisë Elbasan.
Të Fundit
Parodia e Ramës s’ka fund: Vaksinat Covid nuk janë “mbushjet bërthamore”...
Nga Tritan SHEHUSe dhe per blerjet e “Raketave” ne boten demokratike behet transparence e plote!
Ai keshtu kerkon te fshehe skandalin e shperthyer me 970...