Vrasja në Fier, gjenden dy automatikë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me atentatin e së dielës në Fier, ku mbeti i varë Nelgert Pata dhe u plagos Ilirjan Alinani, i cili  ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 13:20, në lagjen “Afrim i Ri”. 34-vjeçari Pata ishte në mjetin tip “Volkswagen” me targë AA166IY, së bashku me Alinanin, kur ndaj tyre është qëlluar me armë.
Në vendngjarje, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale mjeti tip “Volkswagen” me targë AA 166IY dhe 1 gëzhojë model 56 që u gjend aty, si dhe mjeti tip “Benz” me targë AA868LK, në bagazhin e të cilit u gjendën 2 armë zjarri automatik AK-47, model 56.
Një tjetër mjet tip “Benz” me targë CA876YS, u gjet i djegur te mbikalimi hekurudhor Zhupan. Kjo makinë është përdorur nga autorët. Brenda mjetit u gjendën 2 armë zjarri automatik AK-47, model 56, me silenciator dhe tjetra dhe 1 krehër.