Ballina Politikë Soros, miliona euro për të rrëzuar Trump

Soros, miliona euro për të rrëzuar Trump

Një nga humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, përveç Hillary Clinton dhe Obamës, është padyshim George Soros.
Miliarderi jo vetëm financoi me gati 30 milionë dollarë fushatën e Clinton, por edhe dhjetëra miliona të tjerë në shumë fushata në të gjitha nivelet nga senatorë deri tek zgjedhjet lokale.
Por duket se humbja nuk e ka shkurajuar sepse menjëherë ai dhe një grup milionerësh liberalë amerikanë kanë vendosur të hartojnë një strategji të re për të mbështetur ringjalljen e të majtës ekstreme në SHBA, e cila u godit rëndë në këto zgjedhje.
Një klub ekskluziv i këtyre mbështetësve të pasur i quajtur “Aleanca Demokratike” u mblodh tre ditët e fundit në Washington për të hartuar strategjinë kundër kërcënimit që po vjen dhe për të rimarrë sërish pushtetin, duke filluar që nga 2017.

Çfarë është Aleanca Demokratike?
Aleanca Demokratike e themelua nga Soros në vitin 2005, ka kanalizuar më shumë se 500 milionë dollarë drejt grupeve liberale dhe kandidatëve demokratë.
Çdo anëtar i klubit – në të përfshihen më shumë se 100 miliarderë – duhet të dhurojnë të paktën 200 mijë dollarë në vit për të mbështetur grupet aktiviste. Ato duhet të paguajnë edhe një shumë mujore prej 30 mijë dollarësh për të financuar stafin e këtij klubi dhe takimet e aleancës.
Që nga themeli në vitin 2005, Aleanca Demokratike ka financuar organizatat kryesore të politikës së majtë në SHBA si Media Matters, Qendra për Zhvillimin amerikan (Center for American Progress) dhe një sërë OJF-sh të tjera të rëndësishme amerikane – të cilat drejtohen nga njerëzit e Clintonit.
Prania e Sorosit, i cili rrallë merr pjesë në aktivitetet e klubit, dëshmon për rëndësinë e këtij takimi.

Exit mobile version