Interi fiton derbin

FOTO DI REPERTORIO 17 01 2012 Foto LaPresse sport calcio Tevez-Inter: c'è il rilancioMoratti sale a 28 milioni

Massimo Moratti vë bast për Mauro Icardin, pra derbit me Milanin ndonëse sulmuesi argjentinas nuk u ka shënuar në asnjë rast kuqezinjve. Ish-presidenti zikaltër, gjithsesi duke lënë mënjanë dëshirën për ta parë skuadrën e tij të zemrës fitimtare, parashikon një derbi të ekulibruar. “Sigurisht mendja për shkon tek Ikardi, por Interi ka futbollistë të tjera që mund t’i japin fitoren. Derbi i Milanos është gjithmonë një sfidë shumë tërheqëse dhe sigurisht e veçantë.  Ne nuk shkojmë si të favorizuar, por zakonisht kur situata është e tillë fiton Interi”, u shpreh Morati.
Tek zikaltrit Moratti veçon Ikardin, ndërsa te Milani vlerëson punën e trajnerit të Milanit, por edhe talentin e Donarummas. “Montella po tregon se është një trajner shumë i mirë, me to në krye po bëjnë mirë. Te Milani mund të veçoj Donarummën, ai është pika më e fortë e tyre”, tha ish-presidenti i Interit.
Nga e tashmja te kujtimet e së shkuarës. Por cili është derbi që i ka mbetur në mendje Morattit? “Për fat të mirë me kujtohen shumë derbi, por do të doja të veçoja atë që shënon fitoren time të parë si president. Ishte një moment i veçantë dhe luanim kundër një Milani shumë të fortë, që ishte favorit. Mirëpo fusha tregoi të kundërtën. Përsa u përket përballjeve më të fundit, si mund të mos kujtoj parabolën e Ronaldos, apo sukseset në vitin e tripletës”, tha Morati.
Moratti beson se me Piolin Interi mund të arrijë objektivin Champions, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi skuadra dhe trajneri duhet të mos dorëzohen pavarësisht vështirësive.
Ndërkohë, Andrea Pirlo rrëfen pengjet e jetës së tij. 20 vite karrierë gjithmonë si protagonist absolut mes Inter, Milan, Juventus dhe Kombëtares Italiane. Mesfushori rrëfen një prapaskenë interesante, duke zbuluar se ai ka pasur mundësi të luante për Realin e Madridit, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Andre Pirlo tregon dhe arsyet se përse një transferim i tillë nuk u realizua kurrë. “Në 2010 unë mund të isha transferuar në radhët e Realit të Madridit, ishin të shumta telefonatat që merrja çdo ditë për të bindur që unë, ta pranoja ofertën. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi unë kisha një kontratë me Milanin dhe nuk mund të bëja asgjë për t’u larguar. Pavarësisht kësaj nuk mund të them se ndjej keqardhje, pasi tek kuqezinjtë, fitova gjithçka. Gjithashtu jam i lumtur, pasi kam luajtur për tre nga klubet më të mëdhaja që ka Italia”, tha Pirlo.
Më tej 37-vjeçari i cili momentalisht luan në kampionatin amerikan, Mayor League Soccer, për skuadrën e New York City foli dhe për të ardhmen e tij, pasi të largohet nga futbolli.
“Pas 20 vitesh karrierë në nivele maksimale, vjen një moment që ke nevojë të luash një futboll disi më të qetë dhe më pak stresues. Këtë gjë ia kisha bërë të qartë vetes, në momentin që unë nuk do ta përballoja dot më, stresin do t’i kisha dhënë fund. Ky moment erdhi në finalen e Champions League kundër Barcelonës. Kështu që vendosa të largohem nga futbolli europian. Dëshiroj që dhe kur të largohem nga fushat e blerta të jem sërisht, pjesë e këtij sporti, pasi është e vetmja gjë që di të bëj, jam shumë i lidhur me futbollin. Do të më pelqente roli i drejtuesit, por të presim dhe të shohim”, tha ai.