Mata: Rooney është legjendë e Anglisë

Mesfushori spanjoll, Juan Mata i ka thurur lavde Wayne Rooney. Ai mendon se sulmuesi i Manchester Unitedit është legjendë e Anglisë. “Unë e konsideroj Rooney-n një legjendë. Wayne ka arritur gjëra që pakkush i ka arritur. Ai është në nivelin më të lartë në historinë e futbollit anglez”, ka deklaruar spanjolli për “Marca”.