Ligj i ri për arsimin profesional

Kuadri ligjor për formimin profesional pritet të pësojë ndryshime. Në Kuvend ka mbërritur tashmë projektligji “Për arsimin dhe formimin profesional”, i cili do të bëjë të mundur përshtatjen me reformën që po zbatohet.
Sistemi mbi tё cilin do tё mbёshtetet reforma bazohet nё eksperiencёn e sistemit dual gjerman, qё karakterizohet nga njё ndёrthurje e mёsimit teorik me punё praktike. (50% e mësimit të zhvillohet në banka dhe 50% e praktikës tek biznesi).
Gjithashtu, kurset dhe arsimi profesional do tё zgjerohen edhe nё zonat rurale pёr t’i dhёnё nxitjen e nevojshme industrisё agropёrpunuese. Projektligji përbëhet nga 7 krerë dhe përmban gjithsej 35 nene.
Për herë të parë parashikohet krijimi i një katalogu kombëtar për kualifikimet profesionale, si dhe një listë e këtyre profesionale.
Në të trajtohen edhe kurrikulat dhe programet që do të zbatohen në shkollat e arsimit dhe formimit profesional.
Në rastin e institucioneve private ato do të duhet të licencohen dhe akreditohen, ndërsa për shkollat publike ato do të mund të menaxhojnë vetë të ardhurat dhe t’i vënë në shërbim të nxënësve.
Sipas raportit të vlerësimit të të ardhurave, aktualisht në sistemin e AFP-së nga praktikat profesionale të nxënësve dhe ekonomitë e të ardhurat të llogariten në rreth 18-22 milionë lekë në vit.