Ballina Politikë “VATRA” uron Trump për zgjedhjen

“VATRA” uron Trump për zgjedhjen

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj, në traditën e paraardhësave të tij, i dërgoi zotit Donald J. Trump urimet për zgjedhjen e këtij të fundit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke kujtuar deklaratat e papërgjegjshme dhe të dëmshme të Kryeministrit Rama në prillin e kaluar kundër atëherë kandidatit Trump, kryetari Buçaj, bashkë me urimet shpreh edhe besimin e fortë se, edhe nën administratën e Trump-it, “marrëdhëniet miqësore në mes të Shteteve të Bashkueme dhe të kombit shqiptar do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe gjithnji ma të forta, sikurse kanë qenë historikisht qysh prej kohës së Woodrow Wilson-it e përtej, pa marrë parasysh se kush banon në Shpinë e Bardhë”. Në atë kohë, “VATRA” pati bërë një deklaratë për shtyp, me qëllim të mbronte marrëdhënjet e mira të shqiptarëve me Amerikën, ashtu siç ka bërë gjatë diktaturës komuniste, kur propaganda zyrtare e Tiranës ishte shumë armiqësore kundër Amerikës dhe demokracive të tjera perëndimore.

Exit mobile version