Ballina Bota & Rajoni Hahn në Kosovë: Plotësoni kushtet për heqjen e vizave

Hahn në Kosovë: Plotësoni kushtet për heqjen e vizave

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Hahn ka theksuar se Bashkimi i Evropian nuk duhet të fajësohet për vonesën e liberalizimit të vizave, deri sa Kosova nuk ka përmbushur kriteret e kërkuara.
“I ftoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike që të bashkëpunojnë dhe të avancojnë me punë dhe ta dergojnë Kosovën drejt këtyre reformave. Dhe mund të them se jam plotësisht i vetëdijshëm sa i takon diskutimeve, e spekulimeve, zgjedhejve të hershme e të tjera”.
“Shikoni, këto janë vendime të autoriteteve dhe perosanve përgjegjës këtu brenda vendit, por nga ana jonë mendoj se fokusi duhet të jetë në realizimin e çështejve konkrete të cilat kërkohen nga qytetarët”, tha Hahn në një konferencë të përbashket për medie në kryemisnistrin e Kosovës Isa Mustafa.
Hahn tha se me përfaqësuesit e Kosovës është biseduar për nevojën për të pasur agjendën e reformave evropiane, që do të shërbejë si një platformë e përpjekjeve strategjike për të zbatuar reforma dhe për të shtyrë apo përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian.
Ai tha se polarizimet mes partive politike të atyre në pushtet dhe opozitës, kanë dhënë ndikime negative në raportin e lëshuar nga Komisioni Evropian për Kosovën. Hahn ka kërkuar angazhim të të gjithë spektrit politik, duke përfshirë edhe pozitën dhe shoqërinë civile qe të punojnë më shume në proceset e kërkuara nga BE-ja.
“Nga 95 kërkesat e kërkuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, 93 janë përmbushur, jemi duke i pritur vetëm edhe ato të fundit me qëllim që të vendosim gjithçka në kontestin e duhur dhe si duket, është një problem i madh dhe ky është konfirmimi detyrues ligjior për Demarkacionin e vijës kufitare. I lus partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrvëshje që tani është negociuar mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Hahn.
Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes, janë fusha ku kërkohet përmirësim i mëtejshëm. Ai theksoi po ashtu se të gjitha insitucionet duhet të fokusohen në punë dhe të mos mendohet, siç tha ai, në zgjedhje të reja për të humbur kohë.

Exit mobile version