Ballina Uncategorized Dy shqiptarë vriten në Itali me 10 plumba

Dy shqiptarë vriten në Itali me 10 plumba

Dy shqiptarë Agron e Alban Lleshaj, njëri 27 vjeç dhe tjetri 24 vjeç u ekzekutuan në Milano të Italisë. Sipas gazetës italiane “Republica”, ata nuk janë vëllezër siç u raportua në fillim, por kushërinj me njëri-tjetrin dhe janë ndjekur mbrëmë në rrugën Ancona, disa kilometra në jug të Legnanos ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri, i ngjashëm me një skenë filmi, siç e përshkruan ajo.
Shqiptarët janë gjetur të shtrirë në mjetin tip “Volkswagen Polo” të kthyer përmbys në rrugë, ndërsa në trup kishin mbi 10 plumba. Sipas të njëjtave burime, shqiptarët janë përpëlitur për rreth 500 metra derisa mjeti i tyre është përplasur me një tjetër automjet në rrugë, gjë që ngatërroi fillimisht edhe policinë që dyshoi fillimisht se dy të rinjtë, Agroni dhe Albani mund të ishin aksidentuar.
Por me të parë vrimat e plumbave në makinë po ashtu edhe në trupat e tyre, forcat e policisë u bindën se kishin të bënin me një atentat të pastër dhe se dy kushërinjtë ishin qëlluar nga mbrapa me armë, në përpjekje për t’ju ikur atentatorëve.
Policia thotë se dy të rinjtë kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë, kryesisht në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. E pikërisht larja e hesapeve të drogës është njëra nga hipotezat e ngritura për vrasjen, por nuk përjashtohet as prostitucioni. “Nga hetimet e para rezulton se dy vëllezërit ishin përfshirë në aktivitet kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe është kjo arsyeja se pse hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e larjes së hesapave”, raportojnë mediat italiane.
Edhe pse u vunë në kërkim për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre. Në mjetin e tyre policia nuk ka gjetur as armë as drogë, ndërsa Prokuroria vijon hetimet.

Exit mobile version