Tregjet botërore rikthehen në normalitet

Tregjet botërore kanë rimarrë veten, pas rënies menjëherë pas zgjedhjes së papritur të Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së.
Tregjet botërore të aksioneve dhe dollari amerikan pësuan rënie të thellë pas lajmeve se Trump u zgjodh Presidenti i 45 i SHBA-së, por filluan ta marrin veten gjatë ditës së mërkurë.
Tregjet botërore u rikonsoliduan posaçërisht të enjten më 10 nëntor dhe dollari e çmimet e naftës u rritën.
Shumica e tregjeve në Azi u përmblodhën, pas fjalimit pajtues të pranueshëm të Trumpit që ndihmoi të zbuten shqetësimet e tregjeve financiare që u krijuan me fitoren e tij të papritur zgjedhore.
Trump ka bërë fushatë kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë si NAFTA dhe marrëveshja e fundit e Partnertetit Trans Paqësor, duke sugjeruar se do të vërë taksa për importet nga vendet si Kina e Meksika dhe ka premtuar ndërtimin e një muri në kufirin jugor për të bllokuar imigrimin ilegal për të cilin qeveria e Meksikës do të paguante.
Investitorët i kanë parë politikat e administratës së Clintonit si, përgjithësisht, “një vazhdimësi të status quo-së” të vendosur nga Presidenti Barack Obama