Ballina Sport Lahm: 2017 viti im i fundit si futbollist

Lahm: 2017 viti im i fundit si futbollist

Philip Lahm paralajmërn tërheqjen nga futbolli. Kapiteni i skuadrës së Bayernit të Mynihut, pas largimit nga Kombëtarja Gjermane, në një intervistë është shprehur se në fund të sezonit mund t’i japë lamtumirën edhe futbollit në rang klubesh. Lahm, i cili të premten do të mbushë 33 vjeç, ka deklaruar se trupi i tij nuk po arrin më të përballojë sfida të një niveli të lartë. “Kam një kontratë me Bayernin e Mynihut që skadon në 2018. Por pavarësisht kësaj, jam duke e menduar largimin nga fushat e blerta një herë e përgjithmonë. Në fund të sezonit do të vendos se çfarë do të bëj. Sigurisht që dalja në pension është diçka që nuk e përjashtoj”, tha Lahm.
Më tej, Lahm u shpreh se diçka të tillë e ka deklaruar rreth 9 muaj më parë dhe se pavarësisht kohës që ka kaluar, në mendjen e tij asgjë nuk ka ndryshuar. “Vendimi im nuk lidhet me faktin se sa tituj arrin të fitosh, por me faktin se sa i aftë është fiziku yt t’i përgjigjet intensitetit të lojës. Sigurisht që është një vendim për të cilin nuk kam pse të nxitohem, por deri sa të vijë dhe momenti, dëshiroj që të jap makismumin tim sa herë trajneri të më aktivizojë”, përfundoi Lahm.

Exit mobile version