Fitorja e Trump e jashtëzakonshme

Sali BERISHA

Donald Trump zgjidhet presidenti i 45-të i SHBA! Partia Republikane fiton shumicën në Kongresin e SHBA!
Në një fitore historike dhe të jashtëzakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-të i SHBA. Fitorja e tij është historike, pasi për herë të parë zgjidhet president i SHBA një personalitet, i cili nisi karrierën e tij politike me garën e suksesshme për në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë kontekst kjo fitore shënon një fillim vërtet të ri për vendin e madh të lirisë!
Fitorja e Trump ishte e jashtëzakonshme si për përmasat e saj, por edhe për faktin se ajo erdhi si tejkalim në tërësi i të gjitha parashikimeve, të cilat zgjedhësit amerikane, me vullnetin e tyre të lirë arkivuan si të pa vlera.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aletatin e tyre më kreyesor. Me këtë rast shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike miqësore të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht dezekuilibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i përcjellim ne të dashur miq, Presidentit të sapo zgjedhur urimet më të mira për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e SHBA, por dhe botës së lirë, në paqe, siguri dhe prosperitet!