Ambasadorët në zyrën e Ramës për drogën

Lufta që autoritetet po bëjnë ndaj kanabisit ishte në fokus të takimit, që Kryeministri Edi Rama pati në zyrën e tij me ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë, si dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se takimi është kërkuar nga vetë Rama për të bërë një pasqyrë të punës së autoriteteve shqiptare kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis sativa. Pas takimit që zgjati rreth një orë, Kryeministri në mënyrë të papërgjegjshme tha se ishte i kënaqur për frytet e tij. Këtë e konfirmoi përmes një komenti në rrjetet sociale.
“Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit!”. Nga ana e ambasadorëve nuk ka pasur komente për mediat. Mësohet se në takim ata vetëm kanë kërkuar të njihen me situatën.