Probleme në mbrojtje për Manchester United, Antonio Valencia do të mungojë për rreth gjashtë javë, pas operacionit të kryer në krah. Mbrojtësi u dëmtua në sfidën e Kupës së Ligës kundër Manchester City. Mungesa e 31-vjeçarit lë një boshllëk të madh në prapavijën e “Djajve të Kuq”, të cilët nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Skuadra e drejtuar nga Mourinho momentalisht renditet në vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara, shumë larg objektivit të vendosur në fillim të sezonit.
Të Fundit
Basha: Në 25 prill, ose demokraci dhe ndryshim, ose kriminelët. Rama...
Basha në Top Channel: Në 25 prill, ose demokraci dhe ndryshim, ose kriminelët. Rama e di se do humbë, prandaj provon truket e vjetra....