Turistja hidhet nga kati i 6-të i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e djeshme kryeqytetin. Një turiste çeke e identifikuar si Hana Demeterova, 52 vjeç është vetëhedhur nga dritarja e një prej dhomave të katit të 6-të të hotelit ku ajo po qëndronte dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarrace në katin e tretë. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në bulevardin “Zogu I”, tek Hotel “Tirana Internacional”.
E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia sqaron se ajo kishte lënë një letër ku shkruhej se: “Unë po vetëvritem, jam dakord që organet e mia mund t`i përdorin njerëzit që kanë nevojë”.
Në dhomën e 52-vjeçares policia ka gjetur dhe shishe të zbrazura birre dhe pije të tjera alkoolike, çka kanë ngritur dyshimin se në momentin e tentativës së vetëvrasjes, shtetasja çeke të ketë qenë në gjendje të dehur.
Burimet nga stafi i Hotel Tiranës bënë të ditur se, turis është vetëhedhur. Një tjetër detaj me rëndësi është se para se të ndërmerrte këtë akt, ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i perdorin njerezit që kanë nevojë”, thanë burimet e “Panorama” që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj. Mësohet se tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen. Mësohet se gruaja kishte pire alkol pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe pa fund të zbrazura.