Ballina Ekonomi Fasonët kërkojnë ulje taksash

Fasonët kërkojnë ulje taksash

Fasonët do t’i propozojnë qeverisë që të rishikojë nivelin e taksave dhe t’i ulë ato për vitin 2017. Sipas kryetarit të Dhomës së Fasonëve, dy prej pikave kryesore të propozimeve të kësaj industrie për qeverinë janë ulja në nivel të konsiderueshëm të taksave dhe të riinterpretohet paketa e sigurimeve. Gjika: Ulja në një nivel të konsiderueshëm të taksave, siç është tatim fitimi, dividenti, pse jo dhe disa interpretime të reja për sa i përket interpretimeve në gjuhën kapitaliste të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, paketave që marrim dhe blejmë ne me qindra numra.
Pavarësisht vlerësimit të Shqipërisë me 32 vende në raportin “Doing Bussines”, Gjika argumenton se korrupsioni dhe situata politike nuk lejojnë thithjen e investitorëve. Gjika: “Janë taksat më të larta në Ballkan. Me këtë nivel korrupsioni që është korrupsioni më i lartë jo vetëm në vendin tonë, por dhe në rajon”. Me këtë nivel papërgjegjshmërie që paraqet klasa politike shqiptare në krahasim me investitorët jo vetëm vendas, por edhe të huaj, është shumë vështirë që të thithësh investitorë seriozë të huaj dhe ta bësh Shqipërinë atraktive.
Aktualisht fasonët ngrenë si shqetësim mungesën e punonjësve të kualifikuar. Por Gjika sqaron se kjo situatë nuk ka lidhje me nivelin e pagave në këtë industri. Gjika: “Kërkohet një shkallë profesionalizmi e lartë, relativisht më e madhe se më përpara, por edhe në sasi të konsiderueshme”. Paga mesatare e industrisë fasone në Shqipëri është 257 euro sot, nuk është një pagë e ulët. Industria fasone ka numrin më të lartë të të punësuarve në vend dhe punojnë kryesisht për eksport.

Exit mobile version